Blerja e klikimeve në Youtube dhe ndjekësve në rrjete sociale është bërë një temë shumë e diskutuar mes artistëve e jo vetëm, kohët e fundit.Shifrat e larta të shikimeve të videoklipeve të këngëtarëve kanë ngritur dyshime te publiku nëse janë apo jo reale.
Ndërkohë që përflitet se një pjesë e mirë e artistëve i blejnë klikimet, Fero ka treguar për të gjithë ndjekësit edhe njëherë se është një fenomen që ndodh rëndom.
Pasi nxori “zbuluar” label-in e tij të dikurshëm “OnRecords” pak kohë më parë se ata paguanin për shikimet në Youtube, reperi 23 vjeçar ka ironizuar personat që i kanë ofruar edhe njëherë shtim klikimesh.
Ai ka publikuar në InstaStory një email që paraqet një listë me numrat e ndjekësve, pëlqimeve, e klikimeve që mund të dëshirojë artisti, kundrejt një pagese të caktuar.
“Ku keni qenë më herët për të më treguar. Tani do i kisha pas 2 milionë ndjekës??? Tani i kisha pasur 30 milionë në çdo këngë ku keni qenë!” shkruan Fero, teksa hedh kështu “thumba” edhe për kolegët e tij që blejnë klikime! /Afterparty.al

