I ndau ajo?! Flet për herë të parë gruaja që “i prishi fejesën” JLO dhe A-Rod!

Dy ditë më parë lajmi i ndarjes së Jennifer Lopez me Alex Rodriguez “pushtoi” mediat rozë. Çifti i famshëm deklaroi për “Today” se kishin vendosur të qëndronin vetëm miq pasi nuk arritën të zgjidhnin mosmarrëveshjet e javëve të fundit. E ndërkohë, këngëtarja 51 vjeçare tha dje se arsyeja e ndarjes së tyre ishte “prishja e besimit”.

Dhe besimi JLO iu thye pikërisht pas aludimeve se Alex e tradhëtoi me make-up artisten Madison LeCroy.

Bukuroshja bionde, e cila mendohet të ketë qenë shkaku i prishjes së fejesës së Lopez me Rodriguez, ka reaguar për herë të parë.

Ajo tha për “Page Six” se i uron çiftit “më të mirat”.

Kujtojmë se pas lajmeve të tradhtisë, ajo u shpreh se kurrë nuk e ka parë Alex live apo ta prekë. Ka qenë ky i fundit ai që e ka kontaktuar në Instagram, dhe asgjë më shumë. Sipas thashethemeve, LeCroy ka biseduar me një lojëtar baseballi në kamera në “FaceTime”, që rezultoi të ketë qenë A-Rod.