I mallëngjeu me surprizën, Melisa dhe Andi i bëjnë një premtim personit të tyre të veçantë

Andi dhe Melisa janë i vetmi çift që u njohën në ‘’Për’puthen’’ që i kanë mbijetuar kohës.

Dyshja duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe këtë nuk ngurrojnë ta shprehin vazhdimisht në rrjete sociale.

Së fundmi ka qenë një person i veçantë i tyre, së cilës Melisa i është drejtuar me Fitore, që iu ka bërë një surprise duke mallëngjyer çiftin.

Mbi një arush të madh të kuq, Melisa mban dorën e Andit mbi të njëjtin ilustrim me duart e tyre ku shkruhet: “Dashuri nuk është thjesht të gjesh dikë me të cilin mund të jetosh por dikë pa të cilin nuk mund të jetosh dhe unë të gjeta ty”.

Kjo befasi ka prekur shumë Andin dhe Melisën, të cilët i kanë bërë një premtim personit të veçantë të tyre.

“Kjo dhuratë na ka emocinuar pafund prandaj të falenderoj pafund Fitore. Por ajo letra ishte çka na mallëngjeu më shumë dhe dije se ne jemi këtu për ty dhe do të ta vërtetojmë. Aq dashuri sa na fale ti ne, më shumë do të falim ne ty”, shkruan Melisa duke mos e zbuluar identitetin e plotë të vajzës që i ka bërë dhuratën.

Më pas, ajo i bën edhe një dedikim romantik Andit: “Mendoj që po të them të dua tashmë është pak…”.