I kushtoi këngën që po bën namin! Zbulohet “Mariana e famshme” që i theu zemrën Drake

Që kur Drake lançoi këngën e tij më të re ‘Polar opposites”, në mediat dhe rrjetet shqiptare nuk ndalojnë komentet. Çfarë e lidh Drake me Shqipërinë? Kjo pyetje na mundon nga dje kur e pamë në klip bashkë më miqtë e tij të veshur me një xhaketë të kuqe me shqiponjë.

Mes rreshtash Drake flet për një vajzë që e bllokon atë në çdo platformë sociale emri i së cilës është Mariana.

“Mariana ma theve besimin
Pse duhet të dëgjosh propagandën?
Sapo thyem akullin dhe tani të dyja po largoheni
U tregova i sjellshëm, nuk të kuptoj
Duhet ta lësh motrën tënde të jetë zëri i arsyes
Ose po e lexoj gabim mesazhin tënd
Ose thjesht veprimet e tua po më mashtrojnë”
Drake në tekstin e këngës së tij, kalon në dy ekstreme, nga interesi në injorim dhe e bën këtë për të kaluar dhimbjen që i ka shkaktuar kjo marrëdhënie.

Mariana punon si Fashion Designer por është nga Tirana. Ajo ka studiuar në Londër për Farmaceutikë, më vonë u zhvendos ne Los Angeles e më pas në New York ku punon si Fashion Designer.

Mariana ka qenë shoqja e ngushte e Jorja Smith, ajo është ish-e dashura e Drake. Dyshohet që Mariana është njohur me reperin, prej mikeshës së saj dhe ky i fundit është fiksuar aq shumë me të sa i kushtoi një këngë.