I jep fund beqarisë?! Kendall Jenner i tregon unazën në gisht motrave, por ka diçka…

Kendall Jenner bëri publike lidhjen me basketbollistin e njohur, Devin Booker në mbrëmjen e 14 Shkurtit. Që prej atij momenti, çifti nuk është fshehur më, madje shpesh është aluduar se lidhjen e tyre mund ta çonin në një tjetër nivel dhe supermodelja në fakt e ka bërë realitet këtë gjë, vetëm!

Së fundmi, 25 vjeçarja i ka “punuar” një rreng të bukur motrave të saj, duke i thënë se ishte fejuar me yllin e NBA.

Për ta bërë sa më të besueshme tek të afërmit e tjerë ajo gjeti një unazë, që të dukej se kishte marrë një propozim nga partneri. Ajo shkruajti një mesazh të gjatë tek grupi i familjes, por askush nuk e besoi.

Kylie Jenner ishte e para që nxitoi të telefonte Kendall, duke u shprehur: “Po gënjen”. Në fakt Kylie nuk e besoi për shkak se unaza nuk i qëndronte Kendall siç duhet dhe madje as Kim nuk e besoi. “Kjo është idiotësi, pse duhej të na i bëje këtë gjë”, u shpreh Khloe e revoltuar pas rrengut të Kendall dhe Kourtney. “Epo, të paktën e dimë që do gëzoheni shumë kur të vijë dita”, tha më pas me shaka Kourtney. /Afterparty.al