Një ditë pasi u shoqëruan në polici, Hati dhe Jashari duket se nuk kanë nxjerr mësim nga ngjarja e ndodhur.
Ata u shoqëruan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi ishin me super shpejtësi në autostradë.
Pas ngjarjes, Hati ka reaguar me ironi ndaj autoriteteve. Ajo ka shkruar:
“Bravo policia për punën e lodhshme dhe t’pandalur, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot.”
Ndër të tjera ajo i bën thirrje partnerit të bëhet gati për të blerë mjetin e radhës luksoz.
“Jemi që jemi, po shikojmë për makinën e radhës”, shkruan ajo.