Ish konkurrenti i “Përputhen”, Andi Artani ka qenë i ftuar në emision pasditen e sotme, ku dhe ka bërë një deklaratë bombë për Jasminën, me të cilën doli çift asokohe nga programi.
Andi ka hedhur poshtë të gjithë historinë e tij me Jasminën duke shprehur se nuk kanë qenë në lidhje, por vetëm në njohje e sipër.
“Nuk mendoj që ka qenë lidhje edhe pikë. Ka qenë njohje e sipër që ka ndodh këtu gjatë programit. Bora ti e din shunë mirë vetë që ka pas raste që jam deklaru po a ke mujt me i qujt që kanë qenë një lidhje, jo. Deklaratë i bie që thjesht ke interes. Ajo vetë e ka përmendur që kemi ndarë një krevat bashkë. Ju po e quani lidhje krevatin bashkë, nuk kemi bashkëjetuar, nuk është lidhje”-është shprehur Andi.
Tashmë pritet reagimi i ish-konkurrentes për të treguar versionin e saj të historisë.