Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në burg pa afat Altin Çokun, personazhin e njohur të TikTok i cili akuzohet se ka dërguar drejt vetëvrasjes, nëpërmjet shantazhit, një 27-vjeçare, të cilës i kishte publikuar një foto nudo në rrjetin social TikTok.
Në telefonin e të resë u gjetën komunikime ku i kërkonte Çokut fshirjen e fotos, ndërsa 39-vjeçari ka mohuar akuzat duke pretenduar se foton e ka publikuar tjetër njeri.