Meri ishte vajza që fitoi zemrën e Saimirit dhe që “princi modern” e zgjodhi si partneren e tij të ardhshme. Ata janë çifti i parë që u krijuan nga spektakli “Love Story”, ndërkohë që të gjithë kanë qenë dhe janë kuriozë se si do të vijojnte më tej marrëdhënia mes tyre, por përgjatë kohëve të fundit, në rrjet kanë qarkulluar lajme se çifti i kanë dhënë fund lidhjes dhe këto dyshime po përforcohen edhe më shumë.
Madje prej 3 muajsh nuk kemi asnjë shenjë se ata janë bashkë.

Saimiri erdhi në Shqipëri, qëndroi disa ditë dhe nuk e pamë në asnjë moment në praninë e Merit.
Jo më kot prej kohësh fansat në Instagram po i kërkojnë llogari Saimirit duke e kritikuar se gjithçka e ka bërë për show, por deri tani nuk kemi një reagim nga princi modern.


