I biri uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindje, ja postimi i ndjerë për të atin e burgosur!

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë një postim dedikues për ditëlindjen e të atit, i cili feston sot 56-vjetorin e lindjes.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Endriti me disa fjali të shkurta por kuptimplote ia uroi ditëlindjen ish-presidentit të Kosovës.

“Babi sot i mbush 56 vjet. Ditëlindja e tretë që po e kalon me shokë në Hagë, por me shpirt e vëmendje është me neve, duke ju gëzuar çdo lajmi të mirë nga familja e miqtë”, shkroi Endriti.

“Jam i bindur që ditëlindjen e ardhshme, ne familja dhe shokët e tij do të na vjen radha për t’ju gëzuar lajmit të mirë të kthimit të tij në atdhe. Urime dhe të dua babë”, ishte dedikimi që bëri ai për ditëlindjen e babait të tij.