Vetëm pak ditë pasi Aleksandër akuzoi programin për mashtrim, Hyseni erdhi me një deklaratë po ashtu të fortë.

Alex zbuloi bisedën me stafin ku kishte kofirmuar largimin e tij ndërsa produksioni e kishte eliminiuar si të padëshiruar nga vajzat.

Në një bisedë me ndjekësit Hysen Rama, djaloshi që bëri bujë të madhe me hyrjen e tij përshkak të lidhjes me Alvisën i doli në krah Bajos, konkurrentit të përjashtuar për zënkën me të.

Sipas Hysenit Bajo e ka mbrojtur atë dhe jo sulmuar duke kërkuar nga ai që ta shpjegojë situatën ose do të flas vetë.
Ai hodhi akuza ndaj produksionit se e nxorën Bajon kinse si sulmues të tij si pretekst për ta larguar nga programi.
‘’Bajo me gojën e vet më ka thënë që është hedh për t’më mbajtur mua të mos bëjë veprime të nxituara dhe produksioni e ka nxjerr sikur Bajo donte tmë godiste mua që të kishte arsye për ta përjashtuar, megjithatë pres që Bajo ta shpjegojë vet këtë pjesë më mirë në të kundërtën do e shpjegoj un vet sepse edhe unë jam habitur kur e pash atë pjesë në TV sepse unë kisha ikur në atë moment dhe me Bajon skam pasur asnjëherë problem, kunja apo ironi, përkundrazi’’.

