Humbi nënën muajin e kaluar, Melinda Ademi rikthehet në rrjete sociale dhe bën një premtim!

Melinda Ademi është një nga reperet më të suksesshme e të dashura në trevat shqiptare.

Fansat e yllit të “Nashta” e kanë ndjerë mungesën e 25 vjeçares, jo vetëm me projektet muzikore por edhe në rrjete sociale.

Melinda u shkëput për pak kohë nga Instagrami, për shkak se po kalon një nga momentet më të vështira në jetë. Ajo humbi të ëmën më 3 mars të këtij viti, pasi nuk fitoi dot betejën me kancerin e gjirit.

Pavarësisht humbjes tragjike, reperja ka vendosur të rikthehet në rrjete sociale me e fortë se kurrë dhe vjen me një premtim për fansat e saj.

“Përshëndetje fansa, kolegë, shokë e shoqe,
Sot janë bërë 46 ditë nga vdekja e nënës time dhe pas shumë mesazheve e në pamundësi t’jua kthej secilit person, dua t’ju falenderoj me krejt zemër të gjithëve për përkrahjen e madhe dhe vullnetin që ma keni dhënë me çdo mesazh të mirë dhe të ngrohtë që ma keni dërgu.
Ëndrrën e nënës time që unë të vazhdoj me muzikë dhe ta bëj nënën time krenare do ta vazhdoj me plot vullnet dhe ju premtoj që do të kthehem edhe më e fortë se kurrë.
Fansat e mi të dashur, ju don Melinda shumë. Pa ju s’kisha mund me ardh këtu dhe ju premtoj që s’do t’ju dëshpëroj në asnjë mënyrë. Shihemi shumë shpejt,
” shkruan ajo.

Pak javë më parë Melinda lajmëroi ndarjen e nënës së saj nga jeta me këto fjalë:

“Më 3 Mars 2021, nëna ime e dashur, Zonja Ademi ndërroi jetë nga beteja e saj me kancerin e gjirit në moshën 50 vjeç. Ky është mesazhi më i vështirë që kam shkruar ndonjëherë, dhe fjalët nuk mund të përshkruajnë trishtimin që ndiej. Ditët e kaluara kanë qenë ditët më të vështira të jetës sime, dhe unë po mbledh forcat e mia për të shkruar këtë postim kushtuar asaj sepse bota meriton të dijë për nënën time të mahnitshme, dhe sa fort ajo luftoi dhe dashuroi.Mami, ti je gruaja më e fortë që njoh, ti je shoqja ime më e mirë dhe gjithmonë mund të mbështetem tek ti dhe ti do të jesh aty për mua dhe për çdo gjë. Ne gjithmonë flisnim për gjithçka, dhe unë jam aq e nderuar sa që të njoha vërtet, dhe që isha në gjendje të marr ndihmën dhe udhëzimet e tua. Ju keni luftuar aq shumë për dashurinë tuaj me babin, për të rritur të 4 fëmijët tuaj. Ju qëndruat aq fort për gjashtë vitet e fundit për ne, dhe unë jam shumë mirënjohëse që ti je nëna ime.Mami faleminderit shumë që më inkurajove të ndjek karrierën time dhe faleminderit që më mbështete dhe më kuptove. Gjithë jetën time gjithçka që kam dashur ndonjëherë ishte të të bëja krenar dhe e di që ti je krenar për mua. Unë premtoj se do të vazhdoj trashëgiminë tuaj për të qenë gruaja më e fortë dhe më e palodhur, ashtu si ju.”

Të dua mama, do të më marrë malli për të folur me ty për orë të tëra, por e di tani që më në fund je në paqe. E di që do të më shikoni nga lart dhe do të më mbroni si gjithmonë keni bërë… lamtumirë mama jem, e di që do të shihemi në përsëri në xhenet”.