Humb jetën në moshën 67-vjeçare aktori legjendar, Ray Liotta

Ylli i “Goodfellas”, Ray Liotta, raportohet se ka vdekur në moshën 67-vjeçare në Republikën Domenikane, derisa po xhironte “Dangerous Waters”.

Aktori legjendar, i cili gjithashtu kishte role në “Something Wild”, “Marriage Story” dhe “No Sudden Move”, kishte xhiruar filmin e ardhshëm “Dangerous Waters” në ishullin Karaibe para se të vdiste, sipas Deadline dhe TMZ.

Ende nuk është bërë i ditur asnjë shkak rreth vdekjes së tij.

Ai la pas partneren e tij, Jacy Nitolo si dhe vajzën Karsen.

Tags: Actor