Humb jetën në moshën 34-vjeçare modelja e njohur (Foto)

Modelja e njohur Taina Madeiros ka humbur jetën në fundjavë në Brazil.

Nëna e një fëmije dështoi më herët shtatzaninë e dytë dhe vdiq pas një operacioni emergjence për një gjendje të rrallë në mitër.

Sipas mediave të huaja, në fillim të javës Taina u operua dhe i kërkonte 70,000 ndjekësve të saj në Instagram “lutuni për shërimin tim” fillimisht pa treguar detaje të sëmundjes.

Taina u varros në Parnamirim, në verilindje të Brazilit. Nëna e një fëmije jepte këshilla të rritjes së fëmijës në rrjetet sociale, ndërsa në postimin e fundit në Instagram shkruante: “Lutuni për shërimin tim, tani duhet të kujdesem për veten… por së shpejti do të jem më mirë dhe do të kujdesem për ju, dashtë Zoti”.