Hiti i Don Xhonit vjen në versionin ‘’tallava’’, reagimi i reperit është i papritur

Don Xhon apo Xhonatan Isufi siç është emri i tij i vërtetë do të mbahet mend gjithmonë si ‘’fenomeni i karantinës’’.

Artisti i ri mori famë të madhe në një kohë shumë të shpejt dhe këngët e tij u shndërruan në hite.

Si zakonisht këngët e njohura realizohen në versione të ndryshme, kështu ndodhi edhe me një nga hitet e Xhonit e titulluar ‘’Kokaina’’.

Ky projekt që u stër-dëgjua e u ripërpunua, ka një version që është dëgjuar në masë të madhe.
Bëhet fjalë për versionin ‘’tallava’’ që është kënduar nga Nesa Omaj.

Ndryshe nga që veprojnë artistët kur projektet e tyre përpunohen sidomos në këtë zhanër, Don Xhoni nuk ka hezituar dhe i ka dhënë përkrahje artistes së re duke i shpërndarë këngën.

“Kokaina on fleek. Shout out kësaj qikës” – është shprehur Don Xhoni së fundmi edhe pse kënga ka disa muaj që është publikuar duket se tek tani ka rënë në vesh të tij.