HISTORIKE/ Shqipëria fiton medaljen e dytë Olimpike, Dudaev merr të bronztën

Pas Chermen Valiev edhe Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë një medalje olimpike në “Paris 2024”. Shqipëria përjeton kështu një moment historik duke fituar dy medaljet e para olimpike, të dyja në “Paris 2024”.

Mundësi i natyralizuar si shqiptar arriti të mposhtë 13-12 hungarezin Iszmail Muszukajev për peshën 65 kg.

Dudaev arriti të fitojë përballjen për medaljen e bronztë, duke bërë që Shqipëria të shijojë një tjetër sukses.

Vlen të theksohet se të dyja medaljet Shqipërisë ia dhuruan dy mundësit të natyralizuar në shqiptarë.