Rezarta Shkurta ka realizuar një bisedë interesante me ndjekësit ku përmes një loje ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e saj me Ermalin.

Pyetjen e parë të cilën e parashtroi kishte të bënte me mënyrën se si është njohur me partnerin dhe vërtetë qenka interesante pasi çifti janë njohur pas një aksidenti me makinë.

Në një pyetje tjetër drejtuar fansave në atë se ‘sa vite diferencë kanë bashkë’, dhjetë ka qenë përgjigja e saktë.

Në pyetje tjera ka zbuluar se kush organizon pushimet nga të dy, sa vite kanë diferencë, si e thërrasin njëri-tjetrin dhe për çka zihen.

