Histori që të prek zemrën, shpëtoi nga tërmeti në Turqi, 5-vjeçarja feston ditëlindjen mes rrënojave (VIDEO)

Pas tërmetit në Turqi përveç lajmeve tragjike kemi dëgjuar edhe histori që të mbajnë shpresën gjallë dhe që të prekin zemrën.

E tillë është historia e Berfinit të vogël që doli e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj në provincën Hatay të Turqisë.

Vajzë 5-vjeçare ka festuar ditëlindjen në kampin ku u vendos familja e saj pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin.

E rrethuar nga fëmijë, punonjës , vullnetarë, prindërit e saj dhe një pjesë tjetër e qytetarëve të shpëtuar kanë dhuruar buzëqeshje vogëlushes, jeta e së cilës ndryshoi plotësisht.