Qeveria shqiptare ka vendosur sot të zhbllokojë platformën TikTok, duke i dhënë fund masave të përkohshme që kufizonin aksesin në Shqipëri.
Vendimi u mor pas vlerësimit se problematikat që lidhen me sigurinë publike dhe përdorimin e platformës janë adresuar.
Sipas dokumentit zyrtar, autoritetet përgjegjëse do të nisin menjëherë procedurat teknike për rikthimin e plotë të aksesit në TikTok.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për zbatimin e vendimit. Qeveria thekson se procesi do të respektojë ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë digjitale.
Me këtë vendim shfuqizohet akti i mëparshëm që parashikonte ndërprerjen e aksesit në platformë. Vendimi hyn në fuqi pasi të botohet në Fletoren Zyrtare.
