Harta vazhdon të zgjerohet! LULU by Luana vjen me destinacione të reja

“The map keeps expanding” nuk është thjesht një slogan. Me një postim në rrjetet sociale, LULU by Luana ka lënë të kuptohet se rrjeti i saj po vijon të zgjerohet, duke shtuar destinacione të reja në “hartën” e brandit. Kësaj radhe bëhet fjalë për LULU Miami, i cili hap zyrtarisht dyert, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e markës.

I krijuar nga Luana Vjollca, LULU by Luana është shndërruar në një nga markat shqiptare më të njohura të fashion-it, e dalluar për koleksionet e saj trend, konceptin modern dhe bashkëpunimet ekskluzive. Brenda një kohe relativisht të shkurtër, brandi ka ndërtuar një komunitet besnik klientësh dhe ka zgjeruar vazhdimisht praninë e tij në treg.

Pas suksesit të LULU TEG, LULU Brunes, LULU Repeat dhe LULU Folie Marine, harta e brandit vijon të zgjerohet edhe më tej. Destinacione të reja si LULU QTU dhe LULU Durrës i janë shtuar gjithashtu rrjetit, ndërsa LULU Miami shënon një hap të rëndësishëm drejt prezencës ndërkombëtare, duke e çuar eksperiencën LULU përtej kufijve të Shqipërisë.

Me këtë ritëm zgjerimi, LULU by Luana konfirmon se vizioni i tij shkon përtej një rrjeti butikësh. Marka vazhdon të investojë në rritje, duke sjellë vazhdimisht surpriza dhe destinacione të reja për klientët, ndërsa historia e suksesit të saj vazhdon të shkruhet.

Screenshot