Harry Styles shpallet artisti i ri më i pasur në Britani, këngëtarja shqiptare zë vendin e dytë

Harry Styles dhe Dua Lipa kryesojnë listën e të pasurve të revistës Heat për vitin 2024, me pasuritë e tyre mbresëlënëse që i shënojnë ata si artistët më të pasur britanikë nën 30 vjeç.
Këngëtari i njohur i “Golden” në të 30-at ka një pasuri prej 200 milionë paund, e ndjekur nga Lipa që ka grumbulluar 104 milionë.

Në fakt, ky është viti i tretë që Styles del i pari në këtë listë.

Suksesi masiv i Styles është kryesisht për shkak të “Love On Tour” të vitit 2023, i cili u rendit si i pesti me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. Renditja ndiqet nga emra të njohur si Tom Holland në vendin e tretë me 30.6 milionë funte, Lewis Capaldi në vendin e katërt me 30.4 milionë funte dhe ylli i “Stranger Things”, Millie Bobby Brown në vendin e pestë me 22 milionë funte. Në vendin e gjashtë vjen Sophie Turner me 18.5 milionë paund.

Lista e artistëve të rinj më të pasur britanikë:

1. Harry Styles – 200 milionë funte
2. Dua Lipa – 104 milionë funte
3. Tom Holland – 30.6 milionë funte
4. Lewis Capaldi – 30.4 milion £
5. Millie Bobby Brown – 22 milionë funte
6. Sophie Turner – 18.5 milionë funte
7. Dave – 13.9 milion £
8. Georgia Smith – 13.7 milion £
9. Sam Fender – 13.1 milion funte
10. Asa Butterfield – 10.7 milion £