Si sot 3 vjet, më 20 Prill 2018, Becky G dhe Natti Natasha publikuan “Sin Pijama”, një këngë që u kthye në hit në të gjithë botën e që sot numëron rreth 1.9 miliardë klikime në Youtube.
E duket se historia do të përsëritet. Dy këngëtaret e muzikës latine pritet të publikojnë sot videoklipin e “Ram Pam Pam”.
Kënga mendohet se do të thyejë gjithashtu rekord si bashkëpunimi i parë i Becky-t dhe Natti-t. 24 vjeçarja dhe 34 vjeçarja, e cila është edhe në pritje të ëmbël për momentin, e kanë lajmëruar disa herë lançimin e projektit të tyre në rrjete sociale.
Kujtojmë se dyshja janë emrat më të lakuar të muzikës latine të kësaj periudhe së fundmi, së bashku me Karol G e Anitta.

