Hapet xhamia e Namazgjasë, Rama dhe Erdogan presin shiritin

Pritja e gjatë e besimtarëve myslimanë për Xhaminë e Namazgjasë, që nga viti 2015 kur nisën të hapen themelet, mori fund sot. Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Regep Tayp Erdogan prenë shiritin e hapjes së xhamisë më të madhe në Ballkan.

Xhamia është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë do I shërbejë 10 mijë besimtarëve.
Kryeministri Rama shprehu mirënjohje për presidentin turk për ndërtimin e jëtij tempulli që do të jetë një nyjë për lidhjen e pazgjidhshme mes dy popujve

‘Faleminderit dhe mirënjohje president i Turqisë miku im. Në këtë shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta për përkushtimin tënd vëllazëror duke u bërë thirrje zëri i tyre. I dha myslimanëve mjetet e nevojshme për ndërtimin e xhamisë. E cila do flas për lidhjen e pazgjidhshme mes dy popujve” tha Rama.
Kryeministri uroi kryemyftiun e Tiranës Bilal Teqja që do të jetë kryekujdestari I këtij tempulli i cili do të jetë tempulli i myslimanëve.

Qoftë e mbarë dhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja I cili prej sot do të jetë kryekujdestari I këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve myslimanë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim e as ndalim drejt majës ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në një Shqipëri të denjë e të mirë për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine e ideje.
Presidenti Erdogan e quajti simbol të miqësisë vëllazërisë dhe solidaritetit mes Shqipërisë e Turqisë xhaminë e Namazgjasë që është më e madhja në Ballkan.