Greta Koçi i jep fund beqarisë me martesë?! Ja detaji që nuk i shpëtoi fansave

Greta Koçi ditë më parë u bë kryelajm i mediave rozë pasi u zbulua se është fejuar.

Se kush i mori zemrën Gretës nuk është zbuluar akoma, por sipas thashethemeve ende të pakonfirmuara bëhet fjalë për një djalë nga Austria.

Në lajmet e qarkulluara u përfol edhe një martesë që pritej të ndodhte së shpejti.

Por si duket kjo gjë ka ndodhur tashmë.

Kanë qenë fansat që kanë vërejtur një detaj që na dërgon drejt dyshimeve se këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë me martesë.

Ditët e fundit ajo po kalon disa dite pushime me familjen, Enin dhe Gencin e me shumë mundësi edhe partnerin e saj të cilin është siguruar të mos e publikoi në Instagram.

Në një nga videot bie në sy unaza tradicionale e martesës të cilën këngëtaria e mban në gisht.

Deri tani nuk kemi ndonjë konfirmim nga Greta por presim t’i shohim pamjet.