Graniti ka në mendje një vajzë jashtë? Flet shoku i tij i ngushtë: “Ndonjë femër e tija …”

Romanca mes Fifit dhe Granitit mori fund kur ky i fundit i tha që e shikon si shoqe dhe se mes tyre nuk mund të ndodhë asgjë. Ky moment është komentuar së fundmi në “BBVIP Fan Club”.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte shoku i Granitit, Riad Shamliu. Ai hodhi dyshimet se futbollisti ka në mendje një vajzë jashtë.

“Ndoshta i është kujtuar ndonjë femër e tija sepse Graniti ka qenë i dashuruar. Nuk e di të sigurt, por ka mundësi”, është shprehur shoku i tij prej 15 vitesh.