Granit Xhaka feston ditëlindjen, merr urim romantik nga bashkëshortja

Granit Xhaka sot feston ditëlindjen e tij të 29-të.

Futbollisti i njohur gëzon një karrierë të suksesshme në futbollin botëror si një nga shqiptarët më të suksesshëm në sportin më të popullarizuar në botë.

Në këtë ditë speciale ai mori urime të shumta ndërsa padyshim më i veçanti i erdhi nga gruaja e tij Leonita.

Bukuroshja i ka bërë Granitit një dedikim romantik përmes rrjeteve sociale.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime. Faleminderit për të gjitha të qeshurat, dhe dashurinë që më jep mua dhe vajzave tona, jemi shumë të bekuara që të kemi. Të dua,” shkroi Leonita në imazhin në të cilin Graniti ka pozuar me fëmijët e tij.


Granit Xhaka momentalisht është pjesë e Arsenal.