“Go Back Viç”! Bëhet viral postimi i Flori Mumajesit kundër ardhjes së këngëtarit serb në Shqipëri

Në mesin e shumë emrave të njohur që reaguan për ardhjen e Goran Bregoviç në Shqipëri është edhe Flori Mumajesi.

Këngëtari i njohur ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke iu drejtuar artistit serb me fjalët “Go back viç”.

Flori ka kërkuar të anulohet pjesëmarrja e tij duke përmendur emra shqiptar që do të mund ta mbanin festivalin me këngët e tyre.

“Go Back Viç se nuk mundesh të na e marrësh për herë të dytë dinjitetin! Go Back Viç se kemi Mihallaq Andrean në Korçë që këndon serenata korçare dhe që ta kënaq shpirtin. Go Back Viç se kemi Korin Lira dhe plotë artistë të tjerë që një grusht njerëzish i lënë në harresë!”, shkruan Flori në një postim në Instagram.

Postimi i Florit është shpërndarë nga një numër i madh ndjekësish përfshi edhe shumë kolegë të tij artistë.