Ylli i Hollywoodit, Danny DeVito ka dhënë së fundmi një intervistë përmes së cilës ka treguar për origjinën shqiptare të paraardhësve të tij.
Ai zbuloi se gjyshja e tij ishte kalabreze dhe fliste dialektin gegë.
“Gjyshja ime ishte nga Kalabria, në fund të çizmes (i referohet formës së hartës së Italisë) dhe atje është Shqipëria. Ajo fliste… një gjuhë, një dialekt që quhet gegë”, u shpreh aktori.
Ai tutje ka sqaruar se ky dialekt është e folura në veri të Shqipërisë.