Gjykata iu zbuti masën, reagon Klea Prenga për motrat Berisha: Pretendojnë të shpëtojnë me…

Klea Prenga ka teaguar pasi gjykata e Tiranës la në detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie dy motrat Berisha për sulmin që ju bë asaj në 12 gusht në një nga lokalet e kryeqytetit.

E pakënaqur me vendimin e drejtësisë ajo thotë se shteti duhet të marrë masa ndaj tyre.

Ndér të tjera ajo ka postuar edhe njëherë videon e sulmit të saj:

“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot.
A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal ?

Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan.
Këto kriminele, ndërkohë, janë gjithashtu në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre.

Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar”, shkruan Prenga.

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan në Policinë e Tiranës, dy muaj pas shpalljes në kërkim.

Motrat Berisha akuzohen se kanë dhunuar barbarisht blogeren Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, ku shkak dyshohet të jetë bërë lidhja e kësaj të fundit me partnerin e Mariela Berishës.