Bebe Rexha mund të konsiderohet si një nga shqiptaret më të famshme të muzikës globale.
Vitet e fundit për këngëtaren me origjinë shqiptare rezultuan me një numër të konsiderueshëm suksesesh, me projekte dhe performanca që lanë mbresa në publikun e skenave ndërkombëtare.
E shohim gjithmonë të kuruar në detaje në skenë, por si duket Bebe në përditshmëri dhe pa pikë grimi?!
Sot, ajo ka vendosur të postojë një foto të rrallë në feed ku ka pozuar pa make-up apo filtra. “E zhveshur”, shkruan ajo në postim. Këngëtarja mori shumë komplimente pas fotos së publikuar dhe vërtet duket mjaft bukur!

