Gjithçka për bukurinë! Njihuni me trendet më të çuditshme në histori

Vetullat e bashkuara

Sipas New York Times, grekët e lashtë e vlerësonin bukurinë e të paturit vetëm një vetull  sepse tregonte inteligjencë dhe bukuri te gratë. Gratë që nuk kishin fatin t’i kishin të bashkuara madje lyenin vetullat e tyre ose për të arritur këtë standard bukurie disa femra përdornin qimet e dhisë madje edhe rrëshirë pemësh.

Lëkurë e bardhë dhe vena të theksuara

Gjatë epokës së para-revolucionit në Francë, lëkura e zbehtë ishte trendi më i madh asokohe për shkak të influencave si Marie Antoinette. Nga kjo lëkurë e zbehtë, venat ishin më të dukshme dhe kështu lakmoheshin nga gratë e kësaj kohe. Shpesh ata ngjyrosnin venat e tyre me lapsa blu për të arritur këtë gjë.

Shkulja e qerpikëve

Sot, ne përpiqemi shumë për të patur qerpikë sa më të gjatë e të plotë, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Gjatë Mesjetës, balli konsiderohej pjesa më seksi e fytyrës së një gruaje dhe gratë shpesh kanë hequr shumicën e  qerpikët e tyre dhe vetullat për të nxjerrë në pah këtë pjesë të fytyrës.

Tags: ,
Menu