Gjiko dhe Elita njihen si një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar.
Reperi dhe prezantuesja janë shumë aktiv në rrjetet sociale ku ndajne detaje interesante nga jeta e tyre.

Ditën e sotme pyetjeve të ndjekësve të Gjikos i është përgjigjur Elita.
Mes të tjerave, një ndjekëse i shkruan: “A na fal mu e Gjikon që të ka tradhtu?” Me sportivitetin që e karakterizon, moderatorja e ka kaluar me të qeshura dhe nuk e ka marrë aspak seriozisht. “Thuaji hallall iu qoftë!”- i thotë Gjiko me nota humori.

Dikush tjetër e pyet nëse është xheloze. “Unë mendoj se nuk jam xheloze, por…”- tha Elita, teksa fjalia u plotësua nga Gjiko: “…por ka kuptuar se është!” Nga ana tjetër, reperi ka pranuar se është xheloz sidomos kur Elita vesh fustane shumë të shkurtër.

Pyetjes se a kanë menduar të ndahen Elita dhe Gjiko i janë përgjigjur duke kënduar këngën e Yll Limanit.
Kësaj pyetjeje, moderatorja i është përgjigjur përmes këngës së Elvana Gjatës dhe Yll Limanit, vargjet e të cilës janë: “Na me u nda osh marre, marre, marre…”

