Gjiko na shkriu zemrat! Plotëson portretin familjar duke shtuar Botën në tatuazhin e vjetër!

Familja e Elita Rudit dhe Asdren Gjikollit është rritur prej muajsh kur në jetë erdhi fëmija i dytë i tyre.

Vajza e tyre Bota u lind në mars të këtij viti ndërsa reperi ka vendosur që dedikim për të të gdhend në trup një figurë të animuar që simbolizon voglushen.

Në fakt kjo i shtohet një tatuazhi të vjetër që Gjiko kishte realizuar pas ardhjes në jetë të Zërit ku shihen tre figura të animuara për tre anëtarët e familjes “Gjiko, Elita dhe Zëri”.