“Gjeta rroba dhe flokë të një femre tjetër në shtëpi”! Këngëtarja e njohur shqiptare zbulon si iu justifikua i shoqi

Këngëtarja e njohur, Vida Kunora ka bërë një rrëfim tejet të sinqertë, ku ka zbuluar një histori të trishtë të jetës së saj.

E pyetur nëse ajo do të ndahej po të zbulonte se bashkëshorti kishte kishte patur një lidhje 5-vjeçare, këngëtarja tha se familja nuk prishet për asnjë arsyje.

Më pas ajo rrëfeu për herë të parë një histori gjatë kohës që ishte shtatzënë:

“Kam gjetur dikur në shtëpinë time atlete, vathë dhe fije floku të një femre tjetër. Në atë kohë kam qenë shtatzënë me vajzën. Kur e pyeta burrin, ai më tha se nuk do të ma bënte kurrë këtë, dhe u justifikua se në shtëpi kishte ardhur shoku i tij i ngushtë me të dashurën. Unë e besova. Më bëri komplimente me shumicë dhe ashtu ka ndodhur, ka qenë shoku i tij në shtëpinë tonë”-tha ajo.