Gjermania shënon 6 herë në ndeshjen hapëse, 5 herë në portën e Skocisë dhe një herë në atë të Neuer

Gjermania ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 në ndeshjen hapëse të Euro 2024, atë përballë Skocisë.

Një ndeshje e dominuar totalisht nga gjermanët, të cilët do të kishin vënë një rekord të ri nëse nuk do të jkishte qenë për atë autogol të shënuar nga Rudiger në minutën e 87-të.

Rezulatin e zhbllokoi Florian Virtz në minutën e 10-të të takimit, ku pas një topi perfekt nga Joshua Kimich realizoi me të djathtën.

Ndëkrohë që vetëm 9 minuta më pas do të ishte radha e Jamal Musialës të dyfishonte shifrat.

Musiala bëri një veprim spektakolar në zonë duke nxjerrë “bllof” gjithë mbrojtjen skoceze, dhe më pas me një goditje të saktë në portë shënoi edhe të dytin për Gjermaninë.

Panzerat trefishuan rezultanin në minutën e 46-të të pjesës së parë me anë të kai Havertz, i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, i fituar nag Gyndohan.

Me rezultatin 3-0 u mbyll pjesa e parë në favor të Gjermanisë, ndërsa Skocia e mbyli fraksionin e parë të lojës me 10 futbollistë, pasi Porteos dioli me karton të kuq.

Pjesa e dytë ishte fotokopje e të parës, me Gjermaninë në sulm dhe me Skocinë që u mbyll në mbrojtje për të mos u turpëruar më shumë.

Në minutën e 68-të të ndeshjes Fullkrug i futur vetëm 5 minuta më herët në lojë, ka shënuar edhe të katërtin për Gjermanët.

Ndërsa dukej se ndeshjes po i vinte fundi, gjermanët kanë shënuar sërish por këtë herë në portën e tyre. Rudiger ka dërgaur në portën e Neuer një top të ardhur nga sulmi skocez.

Por do të duhej të vinte minuta e 92-të e takimit që Emre Çan të shënonte dhe golin e 5-të për Gjermaninë dhe të gjashtin e ndeshjes.