Gjërat që duhet të bëni çdo mëngjes për të qenë më të lumtur

Mëngjesi nuk është ajo periudha më e bukur e ditës për shumë njerëz! Le të themi që mezi zgjoheni nga gjumi pasi alarmi ka rënë disa herë, duhet të bëni fëmijët gati për shkollë, të përgatisni vaktin e mëngjesit, kafenë, të bëheni vetë gati për në punë etj. Pra, kënaqësia e zgjimit në mëngjes ia lë vendin irritimit dhe doemos që e gjithë dita ecën mbrapsht!

Çfarë të bëni për të shtuar dozat e lumturisë që herët në mëngjes, në mënyrë që e gjithë dita t’ju ecë mbarë?

#1 Zgjidh një zakon që mund ta kthesh në ritual të përditshëm

Mund të duket si diçka e zakonshme kur e lexoni për herë të parë, por shpesh disa momente të vogla herët në mëngjes kthehen në çaste lumturie që zgjasin gjatë gjithë ditës. Disa minuta meditim, shijimi i kafesë teksa kaloni minuta duke u fokusuar te natyra jashtë dritares së shtëpisë, zogjtë, bari që ka mbirë në oborr, lulet e freskëta etj. Të gjitha këto mund të ndihmojnë në mirëqenien tuaj, sidomos nëse e ktheni në ritual.

#2 Hiqni telefonin nga dhoma

Mos kapni telefon, kompjuter, iPad, mos ndizni televizorin në mëngjes, sepse të gjitha pajisjet elektronike janë një shtysë më shumë që ndikon në humorin tuaj dhe ka studime që provojnë se ato vërtet pengojnë lumturinë e njerëzve.

#3 Flisni me veten…

Njerëzit priren të flasin me veten shumë, sidomos në mëngjes kur ende ndihen të përgjumur apo të stresuar për vazhdimin e ditës. Të bërit kritika vetes apo biseda me veten për një projekt, takim të rëndësishëm apo plane janë një teknikë e thjeshtë që ndihmojnë në lumturinë tuaj.

#4 Flisni me një person të afërt për ju

Një bisedë me dikë që është miku/mikja juaj, i afërm, koleg apo një person për të cilin keni mendim pozitiv, mund të jetë ai “kontakti social” që ka ndikim në jetën dhe personalitetin tuaj, qoftë edhe për vazhdimin e ditës. Një telefonatë, një mesazh apo pirja e një kafeje në mëngjes me këta persona mund të jetë “vulë” sigurie për lumturinë dhe vazhdimin e ditës.

#5 Jini mirënjohës/e

Një larmi zakonesh mund të ndikojnë në lumturinë tuaj, por mirënjohja është një nga themelet kryesore të kësaj gjendjeje. Shkruani në një ditar për gjërat që keni qenë mirënjohës gjatë ditëve të fundit. Leximi i tyre në mëngjes ndikon në shtimin e ndjenjave të lumturisë.