Astronautët e NASA-s kanë gjetur pas muajsh të tërë domaten e parë që është rritur në hapësirë.
Zhdukja e domates konsiderohej si një nga misteret më të mëdha të universit.
“Ne kemi gjetur diçka që shumë kolegë e kanë kërkuar për një kohë të gjatë”, u shpreh astronauti Jasmin Moghbeli.
Pasi domatja ishte rritur në hapsirë, astronauti amerikan Frank Rubio, i cili mban rekordin për fluturimin më të gjatë në hapësirë me 370 ditë, e kishte këputur nga bima dhe e kishte vendosur në një qese të vogël.
“Unë mendoja se e kisha futur qesen me domaten brenda saj në çantë për t’u a treguar studentëve të mi zhvillimin e saj, por gabova sepse nuk e kisha vënë re që qesja kishte rënë”, u shpreh astronauti Rubio.
Rubio kishte kaluar rreth 18-20 orë duke kërkuar për domaten në Mars dhe më pas ishte dorëzuar me pretekstin se objekti ishte shkatërruar.