Dashuria me shikim të parë ekziston, dhe këtë na e kanë vërtetuar Genta Ismajli me të fejuarin e saj turk Hussein Usta, me historinë e tyre në restorant vitin e kaluar. E ndërkohë që çifti i famshëm ka plane për dasmë së shpejti pas propozimit romantik në Urën e Bosforit nga biznesmeni i huaj, gjërat mes dyshes duket se po shkojnë për mrekulli.
Genta feston sot ditëlindjen e saj të 36-të, dhe urimin e parë e më të bukur e mori nga dashuria e saj e jetës. Usta ka surprizuar këngëtaren e njohur duke e uruar në gjuhën shqip.
“Të dua shumë,” i shkruan ai në një postim në Instastory. Më pas urimin e ka vazhduar në gjuhën turke e angleze.
“Uroj të jesh e lumtur dhe e shëndetshme në çdo pjesë të jetës tënde. Tu befshin të gjitha ëndrrat realitet,” shkruan Usta.
“Për një jetë që vitet nuk pyesin, rrugët nuk lodhin, miqtë nuk harrojnë, le të jetë kjo ditëlindje fillimi, Gëzuar epokën e re, Gëzuar ditëlindjen!” shton ai.

