Një postim i bërë së fundmi nga partnerja e Gent Fatalit, Rozafa ka konfuzuar rrjetin. Ajo ka publikuar një foto krah partnerit, por detaji që bëri të dyshojnë të gjithë ishte mbishkrimi krahas fotos.

“3”, shkruan Rozafa dhe nisur nga ky mbishkrim ndjekësit e saj e kanë marrë si një mënyrë për të konfirmuar se nga dy familja zgjerohet në tre dhe do të bëhen prindër për herë të parë. Urimet ishin të shumta por edhe pyetje si: “Je shtazënë?”
Mirëpo, ajo nuk ka reaguar ende dhe për momentin mbeten vetëm aludime. Kujtojmë se dyshja janë bashkë prej dy vitesh dhe nuk i kursejnë fotot pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale. Rozafa në rrjet tanimë njihet edhe si “motra e Loredanës” dhe vlen të thuhet se ngjashmëria e tyre është e madhe; por asnjëra nga vajzat nuk kanë folur kurrë për këtë informacion.

