Gazetarja e CNN, Sara Sidner, shokoi me një deklaratë live duke thënë se ishte me kancer në gji. 51 vjeçarja tha se po trajtohet përmes kimiotreapisë.
“Nuk kam qenë sëmurë për asnjë ditë të jetës sime. Nuk pi cigare, rrallë pi alkool”, tha Sara, duke vijuar: “Kanceri i gjirit nuk është trashëgimi në familjen time dhe sërish, ja ku jam me kancer gjiri në gradën e tretë. Është kaq e vështirë ta thuash me zë të lartë”.
Sidner dha edhe një mesazh: “Kanceri i gjirit nuk është më një dënim me vdekje për shumicën e grave”, duke shtuar se të gjitha vajzat duhet të bëjnë analizat dhe kontrollet e duhura.