Gati për ndeshjen! Albin Kurti drejt Tiranës bashkë me djalin e Adem Jasharit

Pak orë na ndajnë nga sfida e rëndësishme Shqipëri-Çeki që do mbahet në stadiumin Air Albania.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me Lulzim Jasharin, djalin e Komandantit të ndjerë Adem Jasharit, po vijnë në Tiranë për të mbështetur kombëtaren shqiptare.

Kurti ka postuar një foto, ku shihet me Jasharin në makinë, teksa shkruan “Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”.