Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë mundur të nxjerrin edhe tre persona të gjallë nga rrënojat, gati dy javë pas tërmetit tragjik.
Tre personat, në mesin e të cilëve ishte edhe një fëmijë, u shpëtuan të gjallë nga rrënojat e një ndërtese në distriktin Antakya në Turqi, saktësisht 296 orë pas tërmeteve të fundit, njoftoi Anadolu.
Pasi u nxorrën nga rrënojat, ambulanca ishte afër dhe mjekët filluan menjëherë trajtimin e tyre.