Futbollisti merr ultimatum nga gruaja, i kërkon 18 milionë euro për t’u pajtuar

Gruaja e futbollistit Kyle Walker, Annie Kilner, do t’i japë martesës së saj një tjetër shans me kusht që Walker t’i paguajë gjysmën e pasurisë së tij, pra 15 milionë paund (pak nën 18 milionë euro), transmeton Daily Mail.

Kilner dhe Walker kanë katër fëmijë, ndërsa futbollisti kishte një vajzë me ish-dashnoren e tij Lauryn Goodman, transmeton Indeksonline.
Burime pranë çiftit pohojnë se Walker dhe Kilner debatojnë për gjithçka dhe se kanë marrë vendimin për të lidhur një marrëveshje financiare.

“Ajo i tha atij se do të provonte përsëri nëse ai i jepte fillimisht gjysmën e parave të tij. Asaj i është thënë se ajo ka të drejtë për gjysmën e pasurisë së tij nëse ndahen – dhe ajo nuk dëshiron që asnjë qindarkë nga pjesa e saj t’i shkojë Lauryn-it”, tha burimi.