Futbollisti i njohur u hodh nga kati i dytë për ta shpëtuar, dy shokët e ekipit janë nën rrënoja ende

Pas lajmit tragjik të vdekjes së portierit të Malatyaspor, Eyup Turkaslan, trupi i të cilit u nxorr pa jetë nga rrënojat, një tjetër lajm dramatik mësohet në lidhje me një bashkëlojtar të viktimës, pikërisht Baris Basdas.

33 vjeçari i lindur në Këln por me origjinë turke, duke kuptuar seriozitetin e situatës, është hedhur nga ballkoni i katit të dytë në përpjekje për të shpëtuar.

Lajmin e ka dhënë agjenti i tij, Serdar Topçu, i cili ka deklaruar se djali aktualisht është i plagosur, pasi ka dëmtuar rëndë këmbën.