Milot Rashica është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë dhe deri tani ka shkëlqyer me Kombëtaren e Kosovës.

Miloti këtë herë vjen me një lajm mjaft të gëzueshëm. Ai do të bëhet baba për herë të dytë. Pak më parë u zbulua se bashkëshortja e tij, Belkiz është shtatzënë. Lajmin e bënë të ditur pak ditë më parë mediat ndërsa sot e ka konfirmuar edhe vetë Miloti.
Miloti dhe Belkiza do të bëhen sërish prindër të një djali dhe kanë publikuar një video nga festa.

“Tian a je gati të bëhesh vëlla i madh?”, ka shkruar Belkiza në video.
Kujtojmë se futbollisti u bë baba për herë të parë në muajin maj të vitit që lamë pas. Partnerja e tij solli në jetë një djalë, të cilin çifti e ka pagëzuar me emrin Tian.
