Fushata që zemëroi rrjetin/ Zara heq reklamën nga website pas thirrjeve për bojkot

Pas thirrjeve për bojkot të nisura nga një fushatë aspak normale, Zara tërhoqi sot reklamën me manekin me gjymtyrë të humbura dhe statuja të mbështjella me të bardha nga faqja e internetit dhe aplikacioni .

Inditex, kompania që zotëron Zara, tha se ndryshimi ishte pjesë e procedurës së tij normale por nuk komentoi thirrjet për bojkot.

Sipas tyre koleksioni “Atelier” ishte konceptuar në korrik dhe fotot janë realizuar në shtator, ndërkohë që lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi pas 7 tetorit

Në fushatën e shumë përfolur një modele është fotografuar duke mbajtur një manekin të mbështjellë me të bardhë, në një tjetër një bust shtrihet në dysheme dhe një tjetër paraqet një manekin pa krahë. Kritikët thanë se ato u ngjanin fotove të kufomave me qefin të bardhë në Gaza.

Llogaria e Zarës në Instagram ka dhjetëra mijëra komente në lidhje me fotot, me flamuj palestinezë, ndërsa “#BoycottZara” ishte trend në platformën e mesazheve X.