Fund i një epoke në Hollywood? Angelina Jolie bën lëvizjen e beftë dhe kjo duket të jetë… LAMTUMIRA E MADHE!

Aktorja e famshme, Angelina Jolie, po përgatit një nga kapitujt më të mëdhenj në jetën e saj personale dhe profesionale në moshën 50 vjeçare . Ajo po nxjerr në shitje rezidencën e saj ikonike në Los Angeles dhe planifikon të ndërtojë një jetë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Kjo lëvizje vjen pas një periudhe të gjatë ku ajo qëndroi në Kaliforninë jugore për shkak të marrëveshjes së kujdestarisë për fëmijët e saj.
Burime të mediave ndërkombëtare raportojnë se Jolie ka nisur të shfaqë pronën e saj për blerës të interesuar, duke bërë edhe disa përmirësime të vogla para se ta nxjerrë zyrtarisht në treg.

Ajo po planifikon të fillojë një jetë më private jashtë Los Angeles, ndoshta në Evropë, apo në Kamboxhia — vend që ajo e konsideron “shtetin e saj të dytë” .

Rezidenca ndodhet në lagjen e njohur Los Feliz në Los Angeles. Shtëpia është pjesë e një kompleksi historik që dikur i përkiste regjisor Cecil B. DeMille, një ikonë e Hollivudit, dhe është ndërtuar në 1913.

Angelina e bleu këtë pronë për rreth 24.5 milionë dollarë në vitin 2017 dhe e ka përdorur si bazë për të jetuar së bashku me gjashtë fëmijët e saj gjatë viteve të fundit.

Megjithatë, ajo kurrë nuk dëshironte të jetonte plotësisht në Los Angeles, por u detyrua të qëndronte aty për shkak të detyrimeve të kujdestarisë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Brad Pitt.

Burimet thonë se Jolie pret të largohet zyrtarisht nga Los Angeles sapo binjakët e saj më të vegjël, Knox dhe Vivienne, të mbushin 18 vjeç në vitin 2026, duke i dhënë asaj lirinë për të jetuar jashtë vendit dhe për të ndjekur projekte personale që nuk lidhen me ekranin apo me qendrimin në qendrat e mëdha hollywood-iane.