Fotografi e rrallë! Bebe Rexha 4-vjeçare krah stërgjyshes së saj shqiptare në Gostivar

Bebe Rexha është shumë aktive në rrjetet sociale.

Artistja shqiptare nuk ngurron asnjëherë të flas për prejardhjen e saj shqiptare ku vazhdimisht publikon edhe pamje të ndryshme.

Së fundmi na shkriu zemrat me një fotografi nga fëmijëria e saj.

Në moshën 4-vjeçare Bebe shihet krah stërgjyshes së saj shqiptare në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.

“Unë me stërgjyshen në Gostivar, Maqedoni kur isha 4 vjeçe”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotos që ndau me mbi 10 milionë ndjekës në Instagram.

Ndryshe sa i përket angazhimeve Bebe aktualisht u bë pjesë e reklamës së re të radios së njohur “SiriusXM”, përkrah prezantuesit, Kevin Hart.