Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që nis sot punimet në Tiranë.
Rama ka nxjerrë pamjet nga takimi me Zelenskyn në Kryeministri. Pasi bënë një foto, Rama i tregoi Zelenskyt zyrën e tij dhe më pas i dha një dhuratë.
Dhurata ishte pikërisht libri i kryeministrit me mbishkrimin sipër ‘Edi Rama’, ku shfaqeshin në kopertinë dhe skicat e njohura të tij.