Foto/ Era Istrefi surprizon nënën e saj, por dhurata na la të gjithëve pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Era Istrefi ka surprizuar nënën e saj, Suzanën, me një dhuratë të veçantë. Artistja i ka blerë asaj një makinë luksoze të tipit Range Rover, duke ndarë momentin edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Në postimin e saj, Era ka shkruar: “Një dhuratë për mbretëreshën, mamin Stref”, duke shoqëruar fjalët me foton e makinës së re, e zbukuruar me fjongo.

Gjest i këngëtares është pritur me reagime të shumta pozitive nga fansat, të cilët kanë vlerësuar lidhjen e fortë familjare dhe mirënjohjen që ajo tregon ndaj nënës së saj.